Fati i pengjeve në Gaza/ Sa janë liruar dhe vrarë, sa janë ende në duart e Hamasit

Numri i njerëzve të rrëmbyer gjatë sulmeve të Hamasit të 7 tetorit në Izrael është midis 240 dhe 253. Të paktën kështu thonë vlerësimet e fundit.

 

Deri më sot, ata që mbahen ende peng në Rripin e Gazës vlerësohet të jenë rreth 130, që janë fshehur nga Hamasi.

Po ashtu raportohet se të paktën 30 pengje kanë vdekur, ndërsa 100 janë bashkuar me familjet e tyre. Përveç pengjeve, lufta Hamas-Izrael ka sjellë vdekjen e shumë civilëve të pafajshëm.