Mes më të mirëve në fushë, statistikat e Berat Gjimshitit në ndeshjen me Milanin

Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti, ishte mes më të mirëve në ndeshjen Milan-Atalanta, që përfundoi me barazimin 1-1.

Në “Analizë Kuqezi” u publikuan statistikat e mbrojtësit të Atalantës në ndeshjen e së dielës.

Në këtë ndeshje Gjimshiti dha 90% të pasimeve të sakta, ndërsa fitoi 89% të dueleve difensive.