Shënoi golin e parë me Leverkusenin, Granit Xhaka përfshihet në formacionin e javës në Bundesligë

Fundjavën që shkoi u luajtën ndeshjet e javës së 23-të të Bundesligës.

Edhe pas kësaj jave, Bayer Leverkusen vazhdon të jetë kryesues. Leverkuseni triumfoi përballë Mainz me rezultatin 2-1, ku njërin nga dy golat e shënoi Granit Xhaka.

Futbollisti me origjinë shqiptare ka zënë vend në ekipin më të mirë të javës në Bundesligë.

Në 11-shen e javës, mesfushori kosovar i Bayer Leverkusenit është përfshirë për herë të tretë.