VIDEO/ Kërkimet për peshkatarin, familjarët presin me ankth në breg

Trupi i Aurel Ndonit, i cili ra në det teksa peshkonte një ditë më parë, ende nuk është gjetur.

Kërkimet për 40-vjeçarin vijojnë nga nga polumbarët e RENEA-s.

Familjarët janë gjithashtu në kërkim të tij përgjatë bregut të detit, ndërsa presin me ankth gjetjen e trupit.

Ndoni rrëshqiti në ujë dhe u tërheq nga rryma. Të dielën, ai kishte dalë për peshkim me të vëllanë dhe një person tjetër në zonën e Porto Romanos.