Ndodh në futbollin shqiptar, skuadra bojkoton sfidën për 10 minuta

Sot është duke u luajtur sfida mes Maliqit dhe Pogradecit e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë e Dytë.

 Në minutën e 8’ Pogradeci fitoi penallti, por që u humb nga Peqini. E njëjta gjë ndodhi edhe në të 21-ën, por kësa herë u humb nga Myslimi.

Ndërsa pak fundit pjesës së parë, portieri I Maliqit, Kostandino Dramolli u ndëshkua me karton të kuq.

Kaq ka mjaftuar që Maliqi të dalë nga fusha dhe të bojkotojë sfidën për 10 minuta.

Tashmë ata janë futur në fushë dhe po zhvillojnë ndeshjen normalisht. Bëjmë me dije që gjyqtari kryesor është Mikele Dyrmishi