VIDEO/ ‘Nusja’ 13-vjeçare në Divjakë, si Piranjat shpëtuan vajzën nga ‘dhëndri’ pedofil

Viti 2024 ka sjellë një sërë skandalesh të abuzimeve seksuale me të mitur. Një plagë shoqërore që duhet të kthehet në kambanë alarmi për të gjithë vendin. Ngjarja më e bujshme ishte ajo e Divjakës, e cila u zbulua nga Piranja Kamila Xhakaj pas denoncimit në redaksinë tonë.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit, gazetarja niset drejt Roskovecit për t’u takuar fillimisht me prindërit e 13-vjeçares që ishte rrëmbyer nga Aranit Arapit, 35 vjeç.

‘Më kanë njoftuar nga shkolla se vajzën e kanë rrëmbyer gjatë pushimit të madh. Fola me zyshën kujdestare dhe më pas bëra denoncimin në policinë e Fierit, që më thane se do ta gjenim shpejt vajzën. Nuk bënë asgjë, vajza më mori në telefon pas 4-5 ditësh dhe tregoi pas shumë gënjeshtrash.

‘U munduam ta bindim të kthehej, por nuk donte dhe shprehej se do të vriste veten. Shkuam në Polici dhe më tha se vetëm e vdekur kthehem në shtëpi. Policia tha lërë të shkojë se nuk ke çfarë i bën’, tregoi babai i verbër i vajzës në lidhje me situatën.

Më pas ai nuk u dorëzua, por vazhdoi punën bindëse me vajzën, por më kot. ‘Vajza ishte në një shtëpi me 9 anëtarë. Punonte në sera. Folëm dhe me Aranit Arapin dhe familjen e tij, por nuk pranuan ta sillnin vajzën në shtëpi’.

Duke dëgjuar versionin e prindërve, vendosëm t’i shoqëronim drejt shtëpisë së Aranit Arapit dhe të ballafaqoheshin me to, me kamera të fshehta. Në bisedën që kanë prindërit me Aranit Arapin dhe familjarët e saj, kuptohet qartë se nuk duan ta kthejnë vajzën.

‘Vajza nuk do të kthehet dhe kjo është fjala ime e fundit. Ti nuk e merr sepse është nusja ime dhe nëse nuk ka dëshirë nuk kthehet’, thotë Araniti në momentin që babai i vajzës i kërkon llogari për rrëmbimin e saj në shkollë dhe kthimin në shtëpi.

Duke pare që e gjitha tentativa për të bindur Aranitin është e kotë gazetarja Kamila Xhakaj vendos të ndërhyjë së bashku me Policinë. Piranja ka një përballje mjaft të nxehtë me pedofilin dhe vajzën e mitur, ndërkohë që uniformat blu e shoqërojnë pas hekurave.

EMISIONI I PLOTE: