VIDEO/ Asfiksohen 2 gra në një fabrikë në Fier, ja nga se dyshohet

Një incident i rëndë ka ndodhur në fabrikën private koreane 'Yura Corporation' në Fier.

Sipas burimeve për SYRI-n, dy gra janë asfiksuar nga avujt e kimikateve. 

Në vendngjarje ndodhet policia dhe ambulancat.

Burime nga spitali Fier pohuan se firma private ka nisur një proces të ri teknologjik dhe reaksioni kimik, avujt e tyre kanë krijuar acarime fyti tek disa punëtore.