SYRI TV/ Luleshtrydhja në rrezik kultivimi. fermerët: Shteti nuk na mbështet me subvencione

Vihet në vështirësi kultivimi i luleshtrydhes në fshatrat e Fierit. Dështimin e këtij sektori të bujqësisë, po e rrezikon mungesa e fuqisë punëtore dhe subvencioneve nga shteti.

Syri tv

Teksa fermerët në zonat e tjera të vendit ankohen për mungesën e tregut, në fshatin Kafaraj të Fierit, fermerët kanë një tjetër problem. Mungesën e fuqisë punëtore.

Shpopullimi i fshatrave ka bërë që bujqësia të futet në krizë edhe për mungesë krahu pune, këtë e dëshmojnë fermerët në fshatin Kafaraj, të cilët teksa po vjelin luleshtrydhen, thonë se biznesi i tyre rrezikohet për shkak se nuk kanë punonjës.

Njëjtë si fermerët e tjerë të vendit, edhe në Kafaraj, fermerët ankohen se shteti i ka braktisur, duke mos i subvencionuar.

Fshatrat e Levanit, Frakullës, dhe Kafarajt, prej vitesh kultivojnë masivisht luleshtrydhen.