Monza lë pasoja mesfushorin e Milanit, rrezikon sfidën e kthimit të Europa League ndaj Rennes

Milani ndodhet në momente ankthi sa i përket Ismael Bennacer.

Mesfushori nuk është në 100% e tij dhe pjesëmarrja në ndeshjen e Europa League kundër Rennes, ndeshje e planifikuar për të enjten, do të vlerësohet nesër.

Ndeshja ndaj Monzës rezultoi goxha e vështirë për Bennacer, pasi mori disa goditje të rënda dhe mbetet të shihet me kujdes nëse do jetë në gjendje për ta ndihmuar ekipin e tij në Europë.