Bombardimet në Gaza tronditin futbollin, vritet gjyqtari i FIFA-s bashkë me 19 anëtarë të familjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit sot.

Gjyqtari ndërkombëtar, Mohamad Khat, ka ndërruar jetë për shkak të bombardimeve në Gaza.

Tragjedia thellohet edhe më shumë për shkak se kanë vdekur edhe 19 anëtarë të familjes së tij.

Khat ishte gjyqtar anësor me stemën e FIFA-s. Lajmi ka qarkulluar shpejt nëpër rrjetet sociale.