Protesta e nesërme/ Vangjeli: Lajm i mirë bashkimi dhe forcimi i Opozitës

Gazetari i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, është shprehur se bashkimi i Opozitës është një lajm i mirë pasi sipas tij një opozitë e unifikuar e dobësonë Ramën.

“E sigurt është që në datën 21, sido që të vijë punë, Tirana do të zgjohet dhe do të gdhihet njëlloj  dhe ajo pjesë ‘kurrë’ do të demoralizojë demokratët të cilët në thelb presin që do të ndodh dryshimi në datën 20, ashtu siç presin që në mënyrë simbolike të sjellin një manikin, ndoshta të tërhequr zvarr ‘Rruga e Shpresës’ siç i thotë Doktori për ti thë që si Enverit ke studentët sollëm Edi Ramën këtu.

Përtej të gjithave është një lajm i mirë që Opozita, pas një ‘odiseje’  të pafundme, pas një vërtitje poshtë e përpjetë, po gjen arsye për tu bashkar. Forcimi i opozitës është një lajm i mirë jo vetëm për të, është një lajm i mirë dhe për qeverisjen sepse ndryshe nga sa mendohet, e sjell me këmbë në tokë. Një opozitë e dobët e bën atë më autokrate. Është edhe një llojë vize për ti thënë kryeministrit që fluturon shumë jashtë, do të dueht të qeverisësh këtu.”