Vangjeli: Vizitë historike ishte ajo e Baker dhe Bush, por...

Gazeari Lorenc Vangjeli i ftuar në Çim Peka Live, teksa ka komentuar vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Antoni Blinken në Tiranë sa sjellë në vëmendje vizitën historike të ish-presidntit amerikan Xhorxh Bush në vitin 2007. Vangjeli tha se socialistët e vuajtën këtë vizitë të bujshme, e cila u prit nga kryeministri i atëhershëm Sali Berisha.

Ju e patë që u fol gjatë dhe për Ukrainën, për Lindjen e Mesme, për rolin e Shqipërisë në këtë histori  deri tek refugjatët afganë e me radhë. Secili nga aleatët, për shkak të mundësive, të mjeteve për të cilat Shqipëria ka gjithmonë shumë modeste në dispozicion.

Për të gjykuar vizitën duhet parë në dy plane të cilat, varësisht asaj që zgjedh  duket sikur kundërshtojnë njëra tjetrën. Edhe socialistët nuk ishin shumë të lumtur, në vitin e largë 2007 kur erdhi presidenti Bush këtu sepse u dukej sikur ardhja e tyre ishte një dekoratë e gjërë në gjoksin e Berishës. Gjë më të madhe se kaq nuk kishte. Socialistët, pavarsisht se nuk e shprehnin, pavarsisht se  patën mençurinë të qëndronin të heshtur.

Socialistët, pavarsisht se zyrtarisht thoshin se është gjë shumë e madhe, nën zë e vuanin faktin se ai erdhi si mysafir i Dr.Berishës në atë kohë.

Vizita e zotit Blinken shihej nga një plan tjetër që ne duket sikur nuk na përfshin drejtëpërdrejtë por që është gjykimi i tyre, stabiliteti. Në këtë moment Shqipëria është i vetmi vend në rajon që afron pikërisht këtë lloj stabiliteti.”