Një natë para protestës së opozitës Rama 'mbërthen' kryeministrinë me 'llamarina' dhe ikën në Turqi

Edi Rama ka marrë masat në prag të protestës së paralajmëruar për t'u mbajtur ditën e nesërme para kryeministrisë nga opozita.

Në foto duket se ka nisur puna për “fortifikimin” e kryeministrisë, pikërisht aty është planifikuar të nisë edhe protesta.

Deputetët dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar sloganin e protestës së 20 Shkurtit. Ai i ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen masivisht para kryeministrisë për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve.

Ndërkohë pak orë më pare është njoftuar se vetë Rama do t’ia mbathë për Turqi nesër herët në mëmgjes, ku do të takohet me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.