FOTO/ Berat Gjimshiti feston 31-vjetorin, Atalanta e uron në shqip dhe me flamurin kuqezi

Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti, mbush sot 31 vjeç.

Klubi i mbrojtësit kuqezi, Atalanta, ka zgjedhur ta urojë shqiptarin në një mënyrë shumë të veçantë.

Atalanta ka publikuar një foto të Gjimshitit në rrjetet sociale, ndërsa krahas saj e uron kapitenin e “shqiponjave” në gjuhën shqipe.

“Gëzuar ditëlindjen, Berat”, shkruhet në postimin e Atalantës, i cili shoqërohet edhe me flamurin shqiptar.