EMRI/ Mbante pistoletë, municion luftarak dhe jelek antiplumb në banesë, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi në banesë mbante armë dhe municione luftarake.

Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se Xhevdet Çalit iu gjet armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Handle".

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Mbante në banesë, armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe jelek antiplumb, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Handle".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Ç., 62 vjeç, banues në Mëzez, Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 62-vjeçarit, në fshatin Mëzez, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.