", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/February/12/auto_-800-0-526ed0074a04550960285325430d32911707737988.jpg", "width": 900, "height": 473 } }

VIDEO/ Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë ndeshjes, vdes në spital

 

Një futbollist në Indonezi ka humbur jetën në mënyrën më tragjike të mundshme, pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshje të luajtur të shtunën pasdite.

Momenti kur futbollisti u godit nga rrufeja është kapur në kamera. Incidenti i rëndë ndodhi në stadiumin Siliwangi të Javas Perëndimore, teksa 35-vjeçari Septain Raharja po luante në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang.

Sipas raportimeve, futbollisti ishte ende i vetëdijshëm pasi u godit nga rrufeja dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por ndërroi jetë pak orë pas ngjarjes.