VIDEO/ Milanit i mjafton një gol në ‘San Siro’ për të marrë 3 pikët, Napoli vazhdon krizën
Milani merr një fitore të rëndësishme ndaj kampionëve në fuqi të Italisë, Napolit, në javën e 24-ët të Serie A.
Sfida që u mbyll me rezultatin 1-0 ishte shumë e luftuar, me rastet që ishin të shumta nga të dyja anët.
Takimi u zhbllokua në minutën e 25-të, ku pas një kombinimi perfekt me Leao-n, Theo gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi Milan-in në avantazh.
Gol Theo Hernandes, assist Rafa Leaopic.twitter.com/nC4PlvztyM
— Tribun Milano (@Info4_Milanisti) February 11, 2024
Napoli provoi në disa raste që të gjente golin e barazimit, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0 me Milan-in që ruan ecurinë pozitive, teksa Napoli nuk po ia del të rikthehet te fitorja.
Pas këtij takimi, Milan renditet në vend të tretë me 52 pikë, teksa Napoli renditet në vend të nëntë me 35 pikë.