Formacionet zyrtare/ Myrto Uzuni titullar i Granadës ndaj Barcelonës

Do të startojë në orën 21:00 sfida mes Barcelonës dhe Granadës, e vlefshme për javën e 24-t të La Ligës.

Padyshim që vëmendja më e madhe do të jetë te futbollisti i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili e nis këtë përballje si titullar në majën e sulmit.

Talenti beratas do të kërkojë të shënojë në portën e katalanasve, për të ndihmuar Granadën që të lerë pas këtë moment të vështirë.

Ndërkohë në krahun tjetër Xavi kundërpërgjigjet me një tredhëmbësh në sulm që formohet nga Jamal, Pedri dhe Lewandowski. 

Në 5 ndeshjet e fundit, Barcelona ka siguruar 4 fitore dhe një humbje, ndërkohë që Granada vjen pas 1 fitoreje, 3 humbje dhe 1 barazimi.