VIDEO/ Futbollisti i Skënderbeut transportohet me urgjencë në spital

Futbollisti i Skënderbeut, Randi Dumfur, po transportohet drejt spitalit të Korçës, për shkak të një komplikacioni shëndetësor nga i ftohti.

Reshjet e dendura të shiut, kanë bërë që futbollisti të lerë fushën 2 minuta para përfundimit të ndeshjes me Kukësin, për shkak se nuk ka mundur dot të luajë.

Mësohet se hipertermia është bërë shkak i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Dumfur.

Nga ana tjetër, të njëjtin problem ka patur edhe një futbollist i Kukësit, Lleshi, i cili është marrë nga familjarët për t’u dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Edhe Lleshi ka lënë lojën 2 minuta para përfundimit për shkak të gjendjes shëndetësore.