Kërcënimet e Ulsi Manjës ndaj Bashkisë Mirditë, Mëlyshi: Deklaratë shqetësuese

Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Alber Melyshi ka reaguar pas deklaratave të ministrit të drejtësisë, Ulsi Manja.

I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, Mëlyshi teksa hodhi poshtë shkarkimet politike në bashkinë Mirditë, u shpreh se deklarata Manjas, kërcënuese për bashkinë Mirditë, është mjaft shqetësuese.

Një akuzë, një deklaratë e një ministri, sigurisht që duhet marrë seriozisht pasi është një funksionar i lartë shtetëror dhe ajo çfarë duhet të shqetësojë jo vetëm bashkinë por edhe qytetarët, është deklarata për sa i përket kufizimit të fondeve apo investimeve që mund të bëjë në Mirditë...  dhe kjo është shqetësuese për mirditorët.

Nga ana tjetër nuk ndjehemi të kërcënuar, në sensin se e gjithë ajo çfarë po ndodh në bashkinë Mirditë, ajo çfarë po punohet dhe ndërveprohet është në funksion dhe në interes të qytetarëve mirditorë.

Nëse flasim me atë çfarë zoti Manja kërcënon për largim nga puna, në fakt janë thjeshtë informacione të pa filtruar, ashtu siç e kam theksuar më përpara nga vetë zoti ministër, nga informatorë apo njerëz të PS që informojnë zotin ministër.

Në fakt për informacione aspak të vërteta, përkundrazi po të kishte largime massive, ashtu siç po ndodh në Shkodër apo në bashki të tjera mund të themi qe kemi mbi 7 muaj që jemi në atë bashki dhe kemi vlerësuar dhe po vlerësojmë aftësitë e secilit prej atyre punonjësve, pavarësisht bindjeve politike.

Të jeni të bindur se aty si të majtë si të djathtë, që kanë aftësi professionale dhe ju shërbejnë qytetarëve të Mirditës, absolutisht që nuk do kenë asnjë lloj gjykimi politik.