Në ‘Air Albania’ luhet për “Final 4” dhe mbijetesë, formacionet zyrtare të Tirana-Erzeni

Tirana pret Erzenin në “Air Albania” në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”, me të dyja skuadrat që kërkojnë tre pikët për objektivat.

Bardheblutë po rrezikojnë pozitat e tyre në “Final 4” dhe një fitore do t’i jepte atyre mundësinë për të qëndruar në distancë me ndjekësit.

Nga ana tjetër, shijakasit, që kësaj radhe do të drejtohen nga Skerdi Bejzade do të bëjnë çmos të marrin maksimumin në këtë takim, në mënyrë që të largohen nga zona “e ftohtë” e mbijetesës.

Formacionet

Tirana: Abdullahu, Najdovski, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Mici, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Latifi, Abazaj

Trajner: Julian Ahmataj

Erzeni: Hasanbelli, Osmanllari, Sadiki, Atanda, Peposhi, Kadriu, Mëllugja, Maliqi, Zeka, Migone, Marzuk

Trajner: Skerdi Bejzade