Kur e keni parë për herë të fundit makinën që lan me ujë rrugët e Tiranës?

Nga Dorjan Teliti/

104 vjet më parë, qeveria e kohës  mblidhet për herë të parë në Tiranë pas shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë.

Mendoni ju se ata do e imagjinonin Tiranën kështu siç është katandisur sot, një qytet i ndërtuar keq dhe i mbytur nga ndërtimet pa kriter, me hapësirat e gjelbërta e lulishtet që kafshohen e zhduken dita ditës, me plehrat që zëjnë trotuaret, me ajrin 18 herë më shumë të ndotur se normat e lejuara nga OBSH?

Por mbi të gjitha, a mendoni ju se ata burra do e mendonin Tiranën e 2024 një qytet që nuk lahet e nuk pastrohet?

Bekuar qofte shiu që po bie në Tiranë!

Rrugët sot jane më të pastra fale natyrës e jo falë Bashkisë që na merr 26 milionë euro  tarifa pastrimi po një zot e di se ku i çon paratë!