SYRI TV/ Ambrozia Meta 'gozhdon' Edi Ramën, kryeministri mbyll gojën për akuzat e Ahmetajt

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë heshtur ndaj akuzave të forta ndaj tyre të ish-Zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Në nisje të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama nuk u dha përgjigje pyetjeve të gazetares së Syri Televizion, Ambrozia Metës, lidhur me kërcënimet ndaj Ahmetajt nga vetë Edi Rama apo për lidhjet e shefit të qeverisë me oligarkët. Rama braktisi komunikimin me gazetarët kur u pyet lidhur me akuzën e fortë të Ahmetajt, sipas të cilës familjarët e kryeministrit janë të përfshirë në aferën e Eco Parkut në Durrës. Kodin e heshtjes ndaj akuzave ka zgjedhur edhe Kryetari I Bashkisë Erjon Veliaj

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë mbyllur gojën ndaj akuzave të forta që ish-Numri 2 i Qeverisë, Arben Ahmetaj, adresoi ndaj tyre në emisionin “Çim Peka Live”.

Në nisje të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama nuk u dha përgjigje pyetjeve të gazetares së Syri Televizion, Ambrozia Metës, duke devijuar përgjigjet në çështje të tjera.

Fillimisht gazetarja Meta e pyeti Kryeministrin për akuzat e Ahmetaj që lidhen me kërcënimet ndaj tij nga vetë Edi Rama apo për lidhjet e shefit të qeverisë me oligarkët.

Nëse për 2 pyetjet e para, Kryeministri devijoi përgjigjet duke folur për çështje të tjera, Edi Rama braktisi komunikimin me gazetarët kur u pyet nga gazetarja Ambrozia Meta lidhur me akuzën e fortë të Arben Ahmetajt, sipas të cilës familjarët e kryeministrit janë të përfshirë në aferën e Eco Parkut në Durrës.

Edhe Erion Veliaj ka zgjedhur kodin e heshtjes lidhur me akuzat e Arben Ahmetajt sipas të cilit kryebashkiaku është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.

10 ditë më parë, ish-Numri 2 i Qeverisë socialiste, Arben Ahmetaj, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Çim Peka Live”  lëshoi akuza të forta ndaj Kryeministri Edi Rama dhe Kryetarit teë Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Ahmetaj deklaroi se afera e inceneratorëve shkon në majat më të larta të pushtetit, duke nënkuptuar këtu shefin e qeverisë teksa e konsideroi Veliaj si pronarin faktik të djegësit të Tiranës.

Një ndër deklaratat më të forta të Ahmetajt lidhej me përfshirjen e familjarëve të Edi Ramës në aferën 19 milionë euroshe me Eco Parkun e Durrësit.

Po kështu Ahmetaj akuzoi Ramën për lidhjet me oligarkët e po ashtu renditi një seri kërcënimesh ndaj tij dhe familjarëve të tij, të cilat, siç tha ai, ishin të frymëzuara nga Edi Rama.

Ndaj akuzave të rënda të Ahmetaj nuk ka reaguar asnjë prej zyrtarëve të qeverisë dhe Partisë Socialiste.