FOTO/ Aksident në Memaliaj-Krahës, ka të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Memaliaj-Krahës.

Tre automjete janë përfshirë në aksidentin që ka ndodhur në afërsi të fshatit Qesarat.

Një grua është plagosur rëndë ndërkohë që tre persona të tjerë janë lënduar.