Keni nevojë për ndihmë? 112 është numri që ju shpëton jetën!

Keni nevojë për ndihmë? Telefononi në numrin 112, që ju shpëton jetën!

11 shkurti është Dita  e 112-ës , numrit telefonik evropian të urgjencës që është i kapshëm në të gjithë Bashkimin Evropian pa pagesë.

Telefononi 112 dhe kërkoni një ambulancë, një brigadë zjarrfikëse ose shërbime policie në raste nevoje. 

Edhe nëse nuk jeni të sigurt për vendndodhjen tuaj të saktë, operatori mund t'ju ndihmojë duke ju gjetur dhe duke ia kaluar informacionin autoriteteve të urgjencës.

Komisioni Evropian bën thirrje që të rritet ndërgjegjësimi për ekzistencën e këtij numri në ndihmë të miliona qytetarëve.