", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/February/11/auto_1707635945_angelinamango1707645524.jpg", "width": 900, "height": 508 } }

Angelina Mango fiton Sanremon, pas 10 vitesh trofeun e rrëmben një grua

Angelina Mango, me këngën e saj "La noia" u shpall fituese e Festivalin të `Sanremos 2024`. Në vendin e dytë u rendit Geolier me "I p`me tu p`te", e treta Annalisa me "Sinceramente".

Të tre vendet e para u fituan nga artistë që përfaqësojnë gjeneratat e reja të muzikës dhe tendencat e tregut.

“Faleminderit shumë orkestrës, ty Amadeus, Fiorellos, ekipit tim, familjes time, faleminderit”, tha artistja 22-vjeçare pas fitores, vajza e Pino Mango dhe Laura Valente, përmes lotëve. Angelina Mango do të përfaqësojë Italinë në Eurovision Song Contest 2024, i cili do të zhvillohet nga 7 deri më 11 maj në Malmo të Suedisë.

Kjo është hera e parë pas 10 vitesh që një grua fiton festivalin e Sanremos. E fundit ishte Arisa fitoi me Controvento e cila u shpall fituese në vitin 2014. Në njërën prej netëve Mango u ngjit në skenë me këngën e babait të saj të ndjerë. E reja bëri homazhe për babain e saj Pino me "La rondine", duke shënuar duartrokitjen më të gjatë dhe më e fortë deri tani për interpretimin e shkëlqyer të këngës. Pino Mango ndërroi jetë në vitin 2014, kur Angelina ishte vetëm 13 vjeç.

Festivali i 74 i Sanremos u zhvillua në Teatrin Ariston në Sanremo nga data 6 deri më 10 shkurt me dirigjimin dhe drejtimin artistik, për të pestin vit radhazi, që të dyja iu besuan Amadeus. Ky i fundit i dha mbrëmjen e djeshme lamtumirën Sanremos, ndërsa bashkëprezantoi me mikun e tij, Firoellon.

View this post on Instagram

A post shared by Sanremo Rai (@sanremorai)