Melyshi: Ulsi filtroi informacionet që të japin vartësit sepse ata nuk arrijnë të bëjnë politikë

Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Alber Melyshi ka reaguar pas deklaratave të ministrit të drejtësisë, Ulsi Manja.

Mlyshi i ka bërë thirrje Manjës që në fillim të filtroi paraprakisht informacionet që ju kanë dhënë lidhur me mua dhe Bashkinë Mirditë që drejtoj, se ato jane produkt i varfër i disa vartësve tuaj politikë, që nuk arrijnë të bëjnë politikë, por konsumojnë politikë kafeneve.

Reagimi:

Z. Ulsi, do të ishte në dinjitetin tuaj, si drejtues politik i së majtës në Qarkun e Lezhës, aq më tepër si anëtar i qeverisë, t'i filtronit paraprakisht informacionet që ju kanë dhënë lidhur me mua dhe Bashkinë Mirditë që drejtoj, se ato jane produkt i varfër i disa vartësve tuaj politikë, që nuk arrijnë të bëjnë politikë, por konsumojnë politikë kafeneve.

Para se të shkruani, pyetini pak ata për sektorët që drejtojnë, për problemet që kanë qytetarët! Për hir të së vërtetës po përpiqem përtej politikës të bashkëveproj për të qënë afër qytetarëve në zgjidhjen e sa më shumë problemeve.

Ulsi, mos bëj politikë pa bereqet me Mirditorët, ata nuk pyesin në raste të tilla as për ty as për mua, as për kolegët e mi të Lezhës e Kurbinit apo dhe deputetët qe janë angazhuar nga ju në të gjithë Mirditën. Nëse do i kushtonit kaq kohë punës sa i kushtoni Partisë do ishim ndryshe.

Meqënëse jeni i  shqetesuar për administratën, kaloni ndonjë ditë nga Bashkia Mirditë të të jap informacione shumë më të vlefshme se ato që ju vjen era "raki"!

Hidhjani nje sy edhe raportit te fundit te KLSH -së?

 

Sa per grandet nuk jane as te mijat as tuajat, janë të taksapaguesve Mirditorë.

Prodhohet mbi 30% e energjisë elektrike, prodhohen minerale e nënprodukte të tyre që importohen në Kine, Hollande, Austri etj., dhe ju permendni grande qe nuk janë as 5% e asaj qe i merrni Mirditës si qeveri.

Po të decentralizohej pushteti vendor, Mirditës do t'i ndryshohej faqja që nuk ia keni zbardhur prej vitesh.

Ulsi, nuk rrit pikë politike në Mirditë duke sulmuar politikisht, por hapni projektet që ju kemi derguar për Mirditën dhe atëhere mund të përfitosh pikë politikisht. Por si duket ju trishton 2025, që sigurisht nuk do jetë si dikur në Dibër.

 

Këshilli Bashkiak është i lirë në Mirditë, sepse është kuvendi që kanë zgjedhur Mirditorët, ata kanë të drejtë te marrin vendime dhe nuk i trysnon dot as ti, as unë dhe askush tjetër, janë më të lirë se kurrë.

 

Sa për shpifjet e tjera, që ju as haber nuk keni, por siç ju shkruajta në fillim i keni të pafiltruara dhe krejtësisht politike, do t'i propozoj Këshillit Bashkiak të ngrejë një komision, qoftë edhe komision qytetar, t'ua grisi maskën shpifësve të papërgjegjshëm.

 

Kushdo që don t'i shërbejë Mirditës dhe ka aftësi profesionale, i majtë apo i djathtë, ka të gjitha hapësirat të bashkëpunojmë në interes të Mirditës.

Mirditoret duan rruget e zonave malore, rrugen e Lures te perfunduar, realizim projektesh ne bashkepunim, jo llafe partiake kafenesh.

 

Ulsi, duhet të dish edhe diçka të fundit, nuk më tremb askush, dhe nuk më ndalon askush në misionin tim për Mirditën.