Fitore dramatike në Shkodër, Vllaznia mund Teutën dhe shkon në vendin e dytë

Vllaznia ka mposhtur me rezultatin 2-1 Teutën në sfidën e vlefshme të javës së 23-të të kampionatit.

Përballja nisi me një ritëm të ulët, teksa rasti i parë i rrezikshëm ishte momenti kur shkodranët kaluan në avantazh me anë të Grudës, goli i të cilit u verifikua nga VAR.

Baraspesha erdhi vetëm në vendin e dytë me Arifin në minutën e 72’, teksa në minutën e 83’, ishte Çoba, i cili me prekjen e parë të topit i dha fitoren shkodranëve.

Kështu Vllaznia shkon në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Teuta vazhdon në vendin e parafundit me 21 pikë.