Berisha: 20 shkurti duhet të jetë dhe do jetë dita e interesit kombëtar, dita e Shqipërisë në duart e shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij përpara mbështetësve është shprehur se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë.

Më tej Berisha theksoi se 20 shkurti duhet të jetë dhe do jetë dita e interesit kombëtar, dita e interesit të shqiptarëve, dita e Shqipërisë në duart e shqiptarëve.

Fjala:

Miqtë e mi, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë.

Por u garantoj se korrupsioni nuk është vetëm shqiptar.

Se korrupsion është çdo prokurim pa garë.

Se korrupsion është çdo ligj i veçantë për persona të veçantë.

Se korrupsion dhe kapje është çdo vendim qeverie për persona të veçantë.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët të mbështesin 20 shkurtin.

20 shkurti duhet të jetë dhe do jetë dita e interesit kombëtar, dita e interesit të shqiptarëve, dita e Shqipërisë në duart e shqiptarëve.

Edvin, sa të thanë sonte ato hafijet janë këtu? Mijëra e mijëra. Mjerë ti. 20 shkurti po vjen!

Je i pashpresë, je i pashpresë, je i pashpresë

Rrofshi ju, rroftë opozita, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!