Triumf me përmbysje, 'Nëndetësja' thellon krizën e Partizanit

Dinamo ka dhënë një sinjal të fortë me fitoren e radhës në kampionat, teksa ka mundur Partizanin në derbi dhe ka zhytur edhe më shumë në krizë skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi.

Në një duel shumë të luftuar, ishin të kuqtë të parët që kaluan në avantazh, por me Dinamon që u shfaq shumë herë kërkuese para portës. Pjesa e dytë foli plotësisht për blutë që kërkuan me ngulm golat dhe i gjetën me anë të Kaçorrit e më pas me Vilën i cili vulosi përmbysjen dhe i dha tre pikë shumë të vlefshme ekipit të tij që bëhet tashmë pretendent i denjë për “Final Four”.

Ndërsa për Partizanin vazhdon e thellohet kriza, me katër ndeshje pa fitore, ku dy janë humbje, që tregon më së miri se ekipi kampion në fuqi ka shumë probleme të dukshme në këtë sezon pavarësisht pretendimeve.