VIDEO/ Përfshihet nga flakët pylli i Sodës në Vlorë

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të shtunë në brendësi të territorit të pyllit të sodës.

Zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha teksa po përhapet me shpejtësi i favorizuar edhe nga era e fortë bregdetare.

Po digjet një sipërfaqe e madhe me pisha teksa 5 automjete zjarrfikëse në vendin e ngjarjes duke luftuar flakët.

Zjarri dyshohet i qëllimshëm i vendosur nga persona në zonë.

Policia gjithashtu në vendngjarje duke survejuar perimetrin e sigurisë për momentin nuk rrezikohen biznese apo banesa.