Atentati ndaj Ardian Gjeloshit/ Nga konfliktet për biznesin, te hakmarrja për vrasjen e Marie Prengës, pistat ku po heton policia

 

Tri janë pistat ku po heton prokuroria në lidhje me atentatin e sotëm që kishte në shënjestër Ardian Gjeloshin.

Pista e parë ka të bëjë me konfliktet në lidhje me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga Pllane.

Policia si pistë të dytë po heton atë të hakmarrjes. Në 2002 është shënuar një ngjarje e rëndë ku autorë të dyshuar ishin Ardian Gjeloshi dhe vëllai i tij, Dritan Gjeloshi.

Asokohe autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengen, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSh Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga.

Pista e tretë lidhet me plagosjen e djalit të Ardian Gjeloshaj.