ARRSH bllokon hyrje-daljet në autostradë, banorët e Fllakës në Durrës në protestë

Banorët dhe bizneset në zonën e Fllakës protestuan paraditen e të shtunës duke kundërshtuar punimet që po kryhen në rrugë, për bllokimin e daljeve nga autostrada.

Vendosja e kufizuesve të rrugës nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar u ka mbyllur banorëve dhe bizneseve të gjitha lidhjet e tyre me autostradën Tiranë – Durrës.

Protestuesit shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht për këtë ndërhyrje dhe njëkohësisht theksojnë se kanë munguar konsultimet publike mes autoriteteve dhe atyre që banojnë e ushtrojnë aktivitetin tregtar në Fllakë.

Vendosja e kufizuesve të rrugës në këtë zonë i ka irrituar qytetarët, të cilët nuk kanë rrugë alternative kalimi.