SYRI TV/ Ilir Meta takim me strukturat në Shkodër, denoncon projektet korruptive

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në takimin në Shkodër me strukturat dhe këshilltarët e Këshillit Bashkiak  të forcës politike që drejton deklaroi se ka ardhur koha për një organizim të fuqishëm të opozitës. Meta  teksa akuzoi qeverinë se ka vetëm një axhendë, atë të shpopullimit të vendit, deklaroi se paratë e shqiptarëve vidhen me projektet korruptive të mazhorancës socailiste.

SYRI TV

Nga Shkodra, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta denoncoi politikat që ka ndjekur mazhoranca socialiste, të cilat sipas tij kanë patur si qëllim vetëm shpopullimin e vendit.

Në fjalën e tij, Meta akuzoi qeverinë Rama se gjatë këtyre viteve ka vjedhur taksat e qytetarëve, me anë të projekteve korruptive.

Gjatë takimit me strukturat  e Partisë së Lirisë dhe Këshilltarët e Qarkut Shkodër, Meta u shpreh se në këtë situtatë që ndodhet vendi, opozita duhet të mobilizohet.

Në këtë aktivitet, Meta u ndal edhe tek ndihma ndaj fermerëve, të cilët sipas tij janë braktisur nga qeveria Rama.