VIDEO-MESAZH/ Berisha: 20 shkurt, dita e fitores! Të gjithë në Tiranë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka përcjellë një video-mesazh mesditën e kësaj të shtune, ku i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që më 20 shkurt në mblidhen në Tiranë për të protestuar. “20 shkurt, dita e fitores. Të gjithë në Tiranë”, shkruan ai në Fb.

"Opozita në aksion! - është thirrja që përcillet në videon, e cila sjell në vëmendje përkimin e protestës së opozitës me ditën e rrëzimit të monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha në Tiranë në vitin 1991 nga qindra mijë shqiptarë. 

"Betejë pa kthim! Mosbindje civile! Për dinjitetin e Shqipërisë! Për dinjitetin e shqiptarëve! 20 shkurt! Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Ora 17:30."