SYRI TV/ COVID-19 rriti numrin e diabetikëve në vend, mjeku Deliallisi: Prek edhe të rinjtë!
Rritet numri i të prekurve nga diabeti në vend. Mjeku Shefqet Deliallisi, tregon se diabeti tashmë po prek dhe moshat e reja, ndërsa apelon për diagnostikim të hershëm.
SYRI TV
Pandemia Covid-19, ka pasur efekt negative edhe te sëmundjet e tjera kronike. Mjeku endokroniolog në Elbasan, Shefqet Deliallisi, shprehet se vetëm në këtë qytet numri i diabetikëve gjatë viteve të fundit është rritur me të paktën 10 përqind.
Madje sipas tij, diabeti konstatohet edhe tek moshat e reja, përfshirë dhe fëmijët.
Ndër shkaqet kryesore të diabetit është mënyra e jetesës por jo vetëm.
Mjeku sugjeron që testet e analizat për praninë e diabetit duhet të bëhen dy herë në vit nga personat më të predispozuar dhe një herë në vit nga personat e shëndetshem.