'Ti je kot, ti fle gjumë'/ Françeska e shqetësuar për sjelljen e banorëve

Banorja e re e “Big Brother Vip”, Françeska Murati ka shprehur pakënaqësi me mënyrën sesi është pritur nga banorët e vjetër, duke e cilësuar të pahijshme sjelljen dhe mënyrën e tyre të komunikimit.

Ajo kërkon që ata të jenë transparentë dhe t’ia thonë përballë gjërat apo situatat që atyre nuk i pëlqejnë në lidhje me të.

Biseda:

Vetëm këtë muhabet dinë, ti je kot, ti je në gjumë ik, ti ke hapur çadrat je pushim, u bajatën.
Jo vetëm Juli, ka shumë që i thonë këto gjëra. U lodha. Kam tre ditë këtu dhe u lodha nga ky muhabet. Ata le të sulmojnë unë për atë punë jam këtu. U munduan të më kapnin mbrëmë, hajde pak këtu ti goce. Nuk është kjo mënyra e komunikimit të duhur. Hajde ti goce këtu më sqaro mua. Nëse ti ke një pakënaqësi mund të më vish përpara
Jam e komunikueshme, jam e hapur, nuk jam e mbyllur. Dhe të më pyesësh jam e pakënaqur me këtë gjë, a më jep dot një shpjegim? Kanë pakënaqësi ndaj meje, ndërkohë që ishin gjithë ata veta që votuan aty. Unë nuk bëra asnjë gjë jam në rregull me veten time.