Super Bowl nuk u paguan asnjë qindarkë performuesve, por ç’përfitojnë ata?

Usher u konfirmua si performues në Super Bowl dhe sigurisht që nuk do paguhet për protagonzimin dhe gjithë atmosferën që do krijojë në festën më të rëndësishme sportive në SHBA.

Apple Music i paguan Federatës Sportive (NFL) 50 milionë dollarë në vit për të sponsorizuar 15 minutshin e performancave në pushimin e Super Bowl. Dhe çdo vit performues kryesor është një nga artistët më të mirë në botë!

Por pse nuk paguhet asnjë prej tyre (as Usher)?
 
Çdo artist që ngjitet në atë skenë është në sytë e gjithë Amerikës dhe jo vetëm. Me një shifër të llogaritur në afro 115 milionë shikues. Në vend të parave, secili artist merr ndjekës, shet bileta dhe rrit numrat e shikimeve në faqet dhe këngët përkatëse. 
 
Konkretisht funksionon kështu: Artistët performojnë dhe kanë të tjera avantazhe

Federata e Sportit (NFL) firmos një marrëveshje sponsorizimi me vlerë 50 milionë dollarë. 
Artisti merr rreth 15 milionë dollarë buxhet për produksionin. Pra, ky buxhet paguan 2000-3000 puntorë me kohë të pjesshme, dizajnet, sigurinë, kërcimtarët dhe marketingun për të gjithë shfaqjen. Por vetë artisti nuk merr asnjë qindarkë.

Ndër vite ka pasur nga ata artistë që kanë shpenzuar miliona dollarë nga xhepi vetëm për të realizuar performancën. Një prej tyre është The Weeknd, që shpenzoi 7 milionë dollarë, po ashtu Dr. Dre ka harxhuar një shifër të ngjashme në 2022-shin.

Bizneset që reklamojnë gjatë Super Bowl shpenzojnë 7 milionë dollarë për vetëm 30 sekonda video, ndërsa Usher do marrë 13 minuta hapësirë televizive pa pagesë.

Në edicionin e 52-të të Super Bowl, Justin Timberlake, performuesi kryesor, pa një rritje me 534% në shitjet e muzikës së tij, menjëherë pas performancës në statdium.

Nga ana tjetër, Rihanna ka pasur po ashtu shifra të larta në rritje. Duke nisur nga fakti që u vendos menjëherë e para në listën e artistëve më të dëgjuar në botë, e deri te rritja me 833% e kërkimeve për Fenty Beauty, brandin e saj të bukurisë. Vetë performanca e Rihanna-s pati më shumë shikues sesa e gjithë ndeshja!