Ç’ndodhi? Njerëzit janë të shokuar nga bisedat e Zayn Malik me një vajzë

Një person në TikTok ka treguar se ka pasur një lidhje intime me Zayn Malik dhe njerëzit u shokuan nga screenshot-et që ajo tregoi.

Sam Fisher, 33 vjeç, përmes një serie videosh në TikTok, rrëfeu detaje që lidheshin me dëshirën e Zayn për të kryer një marrëdhënie treshe me një tjetër vajzë.

Koha për të treguar se si takova Zayn Malik nga Tinder dhe kalova 9 muaj duke u takuar me të”, u shpreh ajo, referuar raportit me këngëtarin 31-vjeçar. 
 
Gruaja tregoi se ish-anëtari i One Direction e gjeti në Tinder dhe më pas i dërgonte edhe mesazhe nga llogaria e tij zyrtare në Instagram. Ata më pas e vijuan komunikimin me mesazhe, derisa u takuan.

Fisher u shpreh se Malik i dërgonte mesazhe në javë të ndryshme dhe se lidhja e tyre nuk ishte serioze. Gjithsesi, gjërat nisën të ndryshojnë kur ajo i tregoi se më parë kishte qenë e lidhur me një vajzë.

“Që nga ai moment ai u fiksua që donte një marrëdhënie treshe. Ai më pyeti rreth 40 herë për një treshe me mua dhe me një person që do të zgjidhja unë”, duke shtuar se nuk donte të zbulonte identitetin e vajzës tjetër.

Mesazhet nga ana e Zayn ishin goxha këmbëngulëse, sidomos për faktin që vazhdimisht i thoshte Sam që të gjente një vajzë tjetër, duke dhënë idenë se thjesht po e përdorte vajzën për të kënaqur dëshirat e tij.
 
“Nuk di si të ndihem për këtë, por fansi i One Direction brenda meje po qan”, shkroi dikush. “Ai qenka kaq manipulativ”; “Niveli i gaslighting qenka i tmerrshëm!”; “Jam një fanse e madhe e tij, por ti meriton shumë më tepër! Më vjen keq që e ke përjetuar” ishin disa komentet e njerëzve.