SYRI TV/ 13 paga të fituara me vendim gjykatë, naftëtarët e Ballshit protestë në qytet

Prej gjashtë vitesh, rreth 1 mijë ish-punonjës së rafinerisë së naftës në Ballash, presin të marrin 13 paga të prapambetura, të cilat i kanë fituar me vendim gjykatë pas mbylljes për fundimtare të rafinerisë.

Këtë të premte, naftëtarët zhvilluan një tubim në qendër të qytetit të Ballshit, duke shprehur zhgënjimin me ish-administratorin e rafinerisë, Blerim Hoxha dhe Kryeministrin Edi Rama,  për mos dhënien e pagave të prapambetura.

Kreu i sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se mbyllja e rafinerisë, ka sjellë varfërim të qytetit të ballshit, pasi ajo ishte baza e ekonomisë së qytetit.

Naftëtarët akuzojnë direkt qeverinë, si përgjegjëse që çoi në falimentim rafinerinë e naftës në Ballsh, duke lejuar shitjen e saj te kompani fantazmë që veç grabitjes, nuk sollën asnjë investim për rigjallërimin e saj.