PIRANJAT/ Investigimi - Prokuroria që s’duam…ngre padi për denoncuesin

Një rast tragjikomik ka ndodhur me Gjergj Simonin, qytetarin që denoncoi tek Piranjat rastin e mjekut ligjor që i kërkonte para për t’i dhënë dokumentin që i takonte.

Rast i dokumentuar me video nga Piranjat.

Prokurorja Majlinda Fetau vihet në lëvizje dhe ngre padi ndaj… denoncuesit.

Kjo do ishte qesharake, po të mos ishte penalizuese jo vetëm për Gjergj Simonin po edhe për të gjithë denoncuesit publikë, të cilët do frikësohen nga presioni i prokurorisë.

Presion që do duhej të binte mbi shkelësit e ligjit, e jo mbi viktimat.

Piranjat i bëjnë thirrje prokurorisë të procedojë shkelësit e ligjit dhe ata që abuzojnë me detyrën, jo qytetarët që këto abuzime i vënë në dukje.