Kur Rama takonte Lopën e inceneratorëve në zyrë së bashku me Braçen

Të gjithë pyesin e kujt ishte ideja për inceneratorët?

Ku shkuan paratë...?

Po të kthehemi pak në kohë do të kujtojmë këtë këtë foto të vitit 2017, kur Edi Rama pret në zyrë Miliad Lopën, i njohur si bosi i inceneratorëve, mik i Mërtirit – Zotos dhe Erion Braçes, emri i tij bëri bujë edhe me kontratën e incenerimit në Zimbabve ku për partnerë dhe ortakë kishte të njëjtët biznesmenë shqiptarë (Mërtiri-Zoto) që dyshohen si zgjatime të qeveritarëve të lartë shqiptarë. Siç edhe është konfirmuar nga Arben Ahmetaj rasti i Mërtirit të cilit ia kanë marrë biznesin e incenerimit pushtetarët.

Mediat kanë bërë të ditur se në aferën e inceneratorëve bëhet fjalë për një rrjet kompanish në Holandë të cilat kanë të njëjtën adresë dhe që kanë ngritur një skemë për koncesionin e inceneratorit të Tiranës që po zbatohet edhe në Zimbabve, Afrikë.

Fotoja e nënshkrimit të marrëveshjes në kryeqytetin e Zimbabvesë, Harare, mes tre personave, siç zbulohet edhe nga fotoja kuptohet se njëri nga tre personat që nënshkruajnë arrëveshjen përveç përfaqësuesit të kompanisë Integrated Energy BV, Giuseppe Ciafaglione e përfaqëuesit të shtetit afrikan, është Miliad Lopa.

Miliad Lopa është një emër i ekspozuar në axhendën e takimeve të Edi Ramës, axhendë e publikuar prej tij në rrjetet sociale.

Sipas vetë postimeve të kryeministrit, nga foto e publikuar më 30 janar 2017, shihet se bosi i inceneratorëve Lopa është pjesë e një grupi personash që kanë takuar kryeministrin Rama në zyrën e tij. Persona që duken tepër miqësorë me kryeministrin dhe me lidhje të afërta me të.

Nga vetë faktet që Rama ka publikuar, nuk është e vështirë të kuptohet se kush është ideatori dhe zbatuesi i aferës se shekullit.

Ndërkohë nuk është i parëndësishëm edhe i patronazhuari i zotit Lopa, ish-numri dy i Ramës, zoti Erion Braç, i cili ka qejf të duket si Taylor Swifti pa fustan. Socialisti që flet lart e poshtë për shalqinjt e domate, por nuk ka treguar kurrë të njëjtën ndjeshmëri për aferë e shekullit, ku janë grabitur miliona euro nga xhepat e shqiptarëve në skemë mafioze qeveritare.