Në pritje prej 6 vitesh, ish-naftëtarët e Ballshit kërkojnë pagat e fituara me gjyq

Rreth 1000 ish-naftëtarë të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, prej 6 vitesh vijojnë të kërkojnë të drejtën legjitime të konfirmuar edhe nga që gjyqësori, që u ka njohur dëmshpërblimin me 13 paga.

Mirëpo, edhe pse ky vendim gjyqësor është dhënë qenë vitin 2017 dhe ka marrë vendim të formës së prerë ai edhe sot e kësaj dite nuk është ekzekutuar.

Mbyllja e rafinerisë se përpunimit të naftës përveç se la të papunë mijëra punonjës ka ndikuar edhe në rënien ekonomike të qytezës së Ballshit, ku të paktën një anëtar i çdo familje ishte i punësuar në rafineri.