Shënoi golin e parë në Premier League, United i ofron kontratë të përjetshme talentit 18-vjeçar

Kobbie Mainoo, mesfushori 18-vjeçar i Manchester United, ka një kontratë me “djajtë e kuq” e cila skadon më 30 qershor 2027. Gjithsesi, skuadra e United ka mundësi ta rinovojnë atë edhe për një vit tjetër.

Edhe pse nuk është urgjente të negociohet që tani zgjatja e saj, siç raportojnë mediat, klubit i ka lënë përshtypje të mirë paraqitjet e tij në fushë.

Këtë sezon, ai ka luajtur në total në 13 ndeshje (9 ndeshje dhe 1 gol në Premier League).

Objektivi i Manchester United është të rinovojë marrëveshjen me Mainoo për të siguruar që vlera e tij të rritet.

Jo vetëm kaq, por klubi dëshiron ta vendosë atë në qendër të projektit të së ardhmes.

Natyrisht që edhe paga e tij do të rregullohet, duke qenë më e mirë se e tanishmja (20 mijë stërlina në javë).

Ideja është që klubi t’i ofrojë një kontratë të përjetshme ose të paktën që ai të qëndrojë në “Old Trafford” edhe për 10 vite të tjera.