EMRI/ Dyshohej se kishte abuzuar me të miturën/ Apeli liron 65-vjeçarin

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga burgu 65-vjeçarin Algjir Skilja, i akuzuar për përdhunimin e një të miture.

Apeli vendosi revokimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj të dyshuarit dhe u urdhërua lirimi i tij me argumentin se mungojnë prova se ai ka kryer veprën penale.

Në gusht të vitit 2023, 14-vjeçarja denoncoi në Policinë e Elbasanit se 8 vite më parë ka qenë viktimë e një përdhunimi.

Pas dëshmisë së saj, u arrestua 65- vjeçari, i cili ishte fqinj me familjen e gjyshërve të vajzës. Në atë kohë vajza ka qenë 6 vjeçare dhe sipas të ëmës shkonte tek shtëpia e gjyshërve me pushime.

Për shkak të kohës së largët që ngjarja ka ndodhur, policia e ka të vështirë dokumentimin me prova të kësaj ngjarjes ku aktualisht ka vetëm kallëzimin penal të të ëmës dhe të vajzës që akuzojnë Algjir Skilen.