Gjenden predha luftarake në Xibrakë të Elbasanit, rrethohet zona

Në një pjesë të rrugës që lidh Elbasanin me Librazhdin, në fshatin Xibrakë, janë gjetur predha të vjetra luftarake.

Policia është njoftuar nga inxhinieri i firmës, e cila po ndërton këtë aks rrugor.

Policia ka kryer veprimet për këtë rast dhe ka njoftuar shërbimet e specializuara për demontimin e predhave.