Ylli Manjani: Mendoja se i shërbeja interesit publik, në kurriz të interesit personal

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të folur mbi situatën e kriminalizimit të Shqipërisë dhe amnistisë së propozuar nga qeveria ishte ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani është shprehur se qëllimi im nuk është të luftojmë krimin në botë, por ne na intereson të kemi një Shqipëri dhe shoqëri pa krim në vendin tonë

"Qëllimi im nuk është të luftojmë krimin në botë, por ne na intereson të kemi një Shqipëri dhe shoqëri pa krim në vendin tonë. shoqëria shqiptare bashkëjeton me të keqen dhe këtu e shoh problemin, dhe që e pret shpresën nga ambasadori amerikan dhe jo nga kryeministri dhe deputeti mendoj se ka marrë fund.

Mos prit ti të kesh viktima nga drejtësia si Falcone dhe Borselino, harroje këtë gjë dhe ata që futen aty përfaqësojnë popullin shqiptar i cili bashkëjeton me krimin, ha bukë me drogë, shet gra e motra. Kjo nuk ndodh kshu sepse ata merren me gjëra se si të pijen një gotë raki, dhe jo të dalin në rrugë të protestonin.

E ka një pishmanllik sepse mendoja kur isha ministër që i shërbeja interesit publik në kurrizin e interesit tim personal. Kam qen ministër dhe sot dal në rrugë të lyp pune."