KAFE SHQETO/ Si nisi hakmarrja politike e Benet Becit në Shkodër? Flet anëtarja e Këshillit Bashkiak e PD

Eljona Shkrel, anëtarja e Këshillit Bashkiak Shkodër për Partinë Demokratike, enti Brain Gain ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV KAFE SHQETO për të folur për hakmarrjen që kryetari i bashkisë, Benet Beci ka nisur në Shkodër.

Gjatë intervistës Shkreli u shpreh se e gjitha kjo hakmarrje ka nisur me teatrin e Migjenit, një problem që sipas saj ndezi shkodranët.

Shkreli: E gjitha kjo ka nisur me një debat që dhe SYRI.TV e ka trajtuar me shkrirjen e Teatrit Migjeni një problem që në fakt ndezi Shkodrën dhe shkrodranët sepse dihet që tempulli i kulturës është Teatri i Migjeni, një teatër 75 vjeçar.

Por në fakt së bashkë me teatrin janë shkrirë sepse kështu thotë shkresa zyrtare që në janë sjellë në Këshillin Bashkiak për tu miratuar në datën 29 dhjetor të vitit 2023, janë shkrirë përveç Teatrit Migjeni, Drejtoria e Shërbimeve Bujqësore dhe Pyjore, Drejtoria Ekonomike e Arsimit, Drejtoria e çerdheve dhe kopshteve dhe dega Ekonomike e Kulturës të gjitha këto kanë qenë drejtori në varësinë e Bashkisë Shkodër, të cilat janë miratuar me votat e Partisë Socialiste dhe me vota e Partisë Socialdemokrate në mbledhjen e fundit të buxhetit të Këshillit Bashkiak dhe që nuk është votuar nga opozita.

Kjo ka ngjallur debat sepse dhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ne i kërkuam Kryetarit të Bashkisë të na shpjegonte se çfarë do të thotë shkrirje e institucioneve, nuk diti të na jepte një informacion dhe ja ku jemi ditën e sotme kur shohim ne po themi 180 po flitet që janë më shumë punonjës rreth 200 megjithatë ne kemi marrë një mesatare pasi nuk i kemi verifikuar të gjitha rastet.

 Jemi në proces për t'i verifikuar të gjithë personave që u ka mbërritur shkresa në punën e tyre dhe tashmë  dimë se do të krijohet një Drejtori e madhe që do të menaxhojë të gjitha këto institucione.

Po si mund të menaxhoj një drejtor i madhe dhe Teatrin Migjeni edhe kopshtet e çerdhet? Pra nuk mund të ekzistojë një person që të dijë të mirë menaxhojë të gjitha këto institucione që janë shkrirë. Siç e dëgjuam në kronikën tuaj zoti Beci në një reagim pasi akoma nuk ka reaguar vet, në fakt në situata të tilla nuk përballet as me gazetarët as me qytetarët nuk përballet as me këshilltarët kujtoj që në mbledhjen e fundit të janarit nuk ishte prezent sepse dihej që do të disktohej shkrirja e Teatrit Migjeni dhe në vend të tij vendosi që të vinte n/kryetari i Bashkisë Shkodër.

Pra ai nuk dëshiron të përballet me këto skandale që po bën vetëm nëntë muaj që po udhëheq Shkodrën dhe sot kemi 180 persona ose më shumë të cilët janë në rrugë të madhe dhe siç e thatë dhe ju me atë rrogë kanë mbajtur familjet.