‘Sot jemi në autokraci’, Salianji: Synimi i opozitës është marrja e Komisioneve Hetimore

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ u shpreh se sot jemi në autokraci dhe se qëllimi i opozitës është që të mos ketë seancë normale parlamentare nëse nuk garantohen të drejtat e deputetëve të opozitës.  

Salianji: Kjo e sotmja në mendimin tim është autokraci.

Sepse të gjithë institucionet i nënshtrohen një individi duke anashkaluar edhe ligjin edhe kushtetutën.

Qëllimi i shpallur i grupit parlamentar të opozitës, është që të mos ketë seancë normale parlamentare nëse nuk garantohen të drejtat që deputetëve të opozitës i garantohen me kushtetutë.

Synimi i kësaj lëvizjese është marrja e komisioneve hetimore.