Alma Kaçi tregon historinë: Videon Gjicit ia bëra për llogari të Filip Çakulit, më pas më hodhën në rrugë

Alma Kaçi u dënua ditën e djeshme nga GjKKO, me akuzën për prostitucion.

Ajo ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se akuzat për prostitucion janë krejtësisht qesharake dhe se nuk ekzistojnë prova që ajo ka kryer këtë vepër penale. Gjithashtu, ajo ka pranuar për gabimin e saj dhe se po e vuan duke qenë akoma “brenda”. Gjatë rrëfimit të saj, Kaçi ka hedhur akuza të rënda ndaj emisionit investigativ Fiks Fare dhe drjetuesit të produksionit, Filip Çakuli, për të cilin thotë se mban në zyrë fotografinë e Edi Ramës. Kaçi pretendon se videon Safet Gjicit ia ka bërë për llogari të Fiks Fare dhe se të tilla video, por edhe filmime ku është kapur kryebashkiakja e Roskovecit duke blerë vota, në Bashkinë e Fierit dhe Kavajës gjithashtu janë bërë emisione të tilla investigative, por që Fiks Fare nuk i ka publikuar se ka interesa, siç nënkupton ajo, në këmbim të mospublikimit merren para.

Rrëfimi i plotë i Alma Kaçit dhe akuzat nda emisionit Fiks Fare dhe Filip Çakulit:

“Se jam shumë e prekur…Kam marrë vetëm fjalën çfarë të duhet ty. Në kumptim…thjesht ti s’duhet të bësh armiq, ti mjafton me këto që merr, pra, me pagesën, edhe kaq.

Ndërkohë që unë isha agjente e bashkëpunëtore, mund të specifikohet si të dojë…

Edhe e kemi shtruar bisedën në tavolinë, dhe kanë thënë vetëm dy fjalë, që Kukësi është qytet shumë i vogël, nëse ne do të shkojmë atje më makinë më targë “TR” do identifikohemi se cilët jemi.

Por jo, ne kemi bërë regjistrime edhe në Bashkinë e Roskovecit për kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, që blinte vota, ne kemi bërë filmime edhe në Bashkinë e Fierit, ne kemi bërë edhe në Kavajë.

Atëhere çfarë do me thënë kjo?  Alma Kaçi tregon gjithë historinë e skandalit në zyrën e Safet Gjicit, "Isha agjente e "Fiks Fare", ata e kishin planin! Kamera në gotë ka vetëm "Fiks Fare"! Kam bërë filmime edhe në disa Bashki të tjera, nuk janë publikuar."

Intervista:

Gazetarja: Alma përshëndetje! Gjatë ditës së djeshme u dha vendimi për zotin Gjici në tre vite burg, ndërkohë që për ty një vit burg me akuzën për prostitucion.

Kaçi: Në fakt është shumë qesharake sepse gatin në datën 25 shkurt bëhen gati 8 muaj, përfshi hetime dhe dalja e akuzës që unë ndodhem në arrest shtëpie, thashë dhe e ritheksoj është tepër qesharake, për të vetmen arsye sepse kjo akuzë nuk duhet të qëndronte se e para e punës unë kam punuar për një kompani mediatike, për një emision investigative.

Gazetarja: Për cilin emision investigative?

Kaçi: Bëhet fjalë për emisionin Fiks Fare në Top Channel

Gzetarja: Pra misioni për të nxjerrë, të themi, të palarat e Safet Gjicit t’u dha nga ana e Fiks Fare?

Kaçi: Nga ana e Fiks Fare, po, ku ndër të tjera m’u dha edhe paisja sepse siç është thënë edhe herë të tjera të hyje në zyrën e atij me një pajisje regjistruese ose me celular ishte tepër e vështirë. Nuk kishe shanse, madje sendet e tua personale siç mbajmë ne femrat, çantë e gjëra duhet t’i lije te sekretarja dhe unë kisha një gotë që në pamje të parë dukej sikur pije një kakao, një pije freskuese dhe ju mund ta verifikoni që si ajo paisje janë vetëm dy në Shqipëri, ku i disponon emisioni Fiks Fare dhe normalisht ajo paisje merrej me procesverbal, me karikues, mund të shikoni në internet e kudo…nuk ekzistojnë të tilla paisje, pra, është e porositur vetëm për emisionin Fiks Fare, se ku është porositur këtë këtë pjesë nuk e di.

Gazetarja: Më the që ka qenë inskenim, pjesë e emisionit Fiks Fare, pas dhënies së akuzës ke pas mbrojtje duke qenë se ke qenë punonjëse?

Kaçi: Unë le mbrojtje nuk kam patur por, kam patur edhe shqetësime që pasi ta mbarojmë bisedën së bashku, do ua nis mesazhet juve (teksti mesazhit ne video) nga kryeredaktorja Denisa Haxhiaj, për të vetmen arsye, për disa punë të tjera që unë kam bërë në Durrës, ku dua t’i specifikoj që ta dijë edhe opinion publik që unë kam punuar për një media…dhe si mund ta them ndryshe, shefi i asaj media është shok i Edi Ramës, që mjafton të hysh në zyrë atje të shohësh foton e Edi Ramës dhe të le shumë të kuptosh. Nuk kam asnjë gjë, po unë mendoj që një media mbi të gjitha duhet të jetë e pavarur. Më ka thirrur krimi ekonomik në Durrës, janë të faktuara këto, për katër punë të mia që kam bërë në Durrës ku janë transmetuar në emisionin Fiks Fare dhe në këtë moment që ne flasim janë në You Tube dhe për këto punë unë jam thirrur tëk krimi ekonomik. Sepse mua si Almë, ndërkohe që vetë stafi atje blinin numra në treg të zi në Tiranë edhe përdornin numra me emra të ndryshëm…Ndërkohë unë drejt e drejt përdorja numrin tim, u jepja personave numrin tim aty ku duhet të bëja punën që duhej. Dhe ishte fare e thjeshtë për të më gjetur kush isha unë, kamerat më kishin kap, dhe më thirrën te krimi ekonomik ku ndër të tjera këtë do ta bashkëngjisni me bisedën që unë kam zhvilluar me kryeredaktoren që do ju dërgoj fotot e bisedës. Pastaj më thoshin thuaj që punoj te Fiks Fare, ata doni  një njohje e shumë e shumë ngatërresa të tjera…Megjithatë kjo histori ka ndodhur rreth një muaj para se të ndodhte kjo e Safet Gjicit. Por dua të dal sërish tëk akuza që mua doli për prostitucion, është vërtetë qesharake, fare thjeshtë unë po ta kisha këtë epitet për veten time, pse duhet ta filmoja unë Safet Gjicin?!

E kisha muhabetin mirë e bukur, e mbaja për vete siç bëjnë të rëndomtat, por unë nuk e kam vetem me të tillë epitet. Unë kam punuar për një media investigative dhe e dinë shumë mirë personat aty që disa nga punët  e mia nuk janë transmetuar aty…që dua të them, Bashkia e Roskovecit për blerje votash, e Fierit, e Kavajës, jo aktuale që e ka fituar ky kryetari tani aktual, ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, vëllai vet plus blinte vota, por tollona, ushqime që janë të faktuara te komuniteti rom ku kanë shkuar, dhe ne kemi qenë me makinën e xhirimit, makinën e Fiksit, pse nuk janë dhënë këto?

Se jam shumë e prekur…qan

Gazetarja: Çfarë të është thënë nga eprori i Fiks Fare, Filip Çakuli?

Kaçi: (Duke qarë) Kam marrë vetëm fjalën që, ç’te duhet ty…në kuptim, thjeshtë, ti s’duhet të bësh armiq, ti mjaftohu me këto që merr, pra, me pagesën, edhe kaq.

Gazetarja: Sa i përket rastit të Safet Gjicit, ke qenë vetëm ti e angazhuar me atë mission apo ka patur edhe gazetarë të tjerë?

Kaçi: Atëhere kemi folur me shoferin e emisionit Fiks Fare, kemi qenë në lokal, ndërkohë që unë isha agjente bashkëpunëtore, mund të specifikohet si të dojnë edhe e kemi shtruar bisedën në tavolinë dhe kanë thënë vetëm dy fjalë, që Kukësi është qytet shumë i vogël, nëse ne do shkojmë atje me makinë më targa TR do identifikohemi cilët jemi, edhe me kanë thënë që taksirat e ke do shkosh me makinën tënde. Dhe kam shkuar dy herë me makinën time, një herë që e provokova…që arrtia të kupoj se personi në fjalë është imoral dhe me persona të panjohur, edhe nga llafet aty e kishte kthyer atë zyrë aty si hotel dhe pastaj, herën e dytë e la takimin pas një jave.

Që shkoj e filmoj vetë me makinën time për të vetmen arsye sepse kishim frikë se identifikohej makina me targa Tiranë.

Gazetarja: Gjici gjatë një deklarate ne sëancë ka thënë që kam qenë i droguar paraprakisht.

Kaçi: Kjo është tëpër, kjo është vërtetë për të qeshur dhe për të vënë duart në kokë sepse, e para e punës nuk mendoj se mund të ketë qenë i droguar me të gjitha femrat që ka futur aty (zyrë).

E dyta, pamjet janë të qarta ku dhe SPAK-u pavarësisht se në rrjetet sociale është dhënë vetëm pamja aty ku i interesonte portaleve që të merrnin, por kamera ka qenë e ndezur që kur unë parkova makinën para bashkisë, që kur më mori në telefon dhe më tha, “ke ardhur, hajde se jam i lirë”, sepse orarin unë e kisha në orën 10:00 për të shkuar dhe më ka njoftuar gjysëm ore para, që i bie në orën 9:30 minuta të mëngjesit.

Pra, ndez kamerën, zbres nga makina dhe ndërkohë që ngjitem derisa hy të zyra, kamera ka qenë e ndezur, sepse unë e studiova situatën herën e parë, që aty ishte e pamundur që të hyje dhe s’mund t’i thoja unë që, prit se po ndez pak kamerën…dhe ku u drogua ky njëri??? Kush ia dha??? Tani u kujtua, pse se tha që seancën e parë që, mua më kanë droguar, çfarë ishte…pastaj kur unë do tentoja t’i jepja…që unë nuk i kam parë me sy në jetën time, cigare po mund të pi, po këto gjëra absolutisht jo..Pse nuk bërtiti? Pse nuk ulëriti? Që ka ardhur po tenton të më dhunojë zyrën e ku ta di unë…ai kishte çdo gjë në dorë. Absolutisht jo. Pse s’u kujtua në atë moment, që t’i bënin dhe analizat që të dilte vërtetë me substancë narkotike apo apo jo.

Por kujtohet tani pas tëtë muajsh?! E rëndësishme është që SPAK-u dhe kjo gjykatë i ka patur të gjitha mënyrat me mesazhet që unë kam këmbyer me koleget..që domethënë që si mund ta mohosh që unë nuk mund…unë nuk jam me të meta mendore… Amund të them unë dot që jam punonjësja e redaksisë tuaj??? Nëse nuk do kem një numër telefoni tuajin, nëse nuk do kem një bisedë tuajën, nëse nuk do kem një punë tuajën që të dal ta bëj edhe ta transmetoni…a mund të dal unë tani një e çmendur të them që unë jam një punonjëse e Jetës Osh Qef?

Po absolutisht jo! Sepse dhe ju do dëgjoni do më…është absurede.

Gazetarja: A mund të na thoni pse u desh që të bëhej kjo video-skandali ndaj Safet Gjicit?

Kaçi: Joo, ne kemi bërë regjistrime edhe në Bashkinë e Roskovecit për kryetaren e Bashkisë që blinte vota, ne kemi bërë filmime edhe ne Bashkinë e Fierit ne kemi bërë dhe në Kavajë, atëherë çfarë do me thënë kjo? Aty ku ka interes nuk e japin, aty ku nuk ka interes, popull të thjeshtë përshembull si komuniteti rom që shesin fëmijët që janë punët e mija, po flas gjithmonë për punët e mija që janë në You Tube, ato i japin sepse janë janë persona “morto di fame”, kështu që janë shumë pikëpyetje, por nuk do shumë mend për t’u kuptuar pse ndodhin këto. Nuk dua të baltosja asnjë, por kur baltosën emrin tim…secili e do veten…